Komuna e Gjilanit ka njoftuar se këtë javë do të përfundoj ndërtimi i rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit.
Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se rruga në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy jave pas nisjes së punimeve.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet.
“Pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit. 2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha Hyseni. /Telegrafi/