Forumi vjetor “Iniciativa e Vjenës” do të mbahet më 23 dhe 24 mars në Shkup, një forum serioz në kuadër të financave evropiane.
“Banka Popullore e ka nderin që të jetë nikoqir i Forumit Vjetor të “Iniciativës së Vjenës”, një bashkëpunim ndërkombëtar për stabilitet financiar në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Forumi do të mbahet më 23 dhe 24 në Shkup”, paralajmëroi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë forum, institucionet e rëndësishme financiare dhe sektori privat nga vendet evropiane diskutojnë për sektorin bankar dhe çështje të ndryshme makroekonomike.
Kjo Iniciativë është formuar si rezultat i krizës financiare globale në vitin 2009, nën udhëheqjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore, Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndëkrombëtar, dhe Banka Evropiane për Investim. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve të rëndësishme monetare, së bashku me guvernatorët tjerë, pritet të jenë mysafir në Shkup.