Titktoterja Emily Rae ka publikuar një video në të cilën ka treguar fustanin që ka zgjedhur për të marrë pjesë në një dasmë ku ishte e ftuar. Por, zgjedhja e saj e veshjes bëri debat në këtë rrjet social.
Fustani paraqiste një model lulesh rozë, nuanca të shijshme dhe detaje të palosura me qafën V. Beli i stilit korse i vinte në pah figurën, ndërsa gjatësia e fustanit i vinte në pah këmbët. Ajo kompletoi veshjen me një çantë dore të artë, syze dielli të mëdha dhe taka elegante.
Emily e përshkroi veten si një “zanë dhe princeshë me lule nga vitet ’90”, theksoi se ky është fustani i saj i preferuar në dollapin e saj dhe u rekomandoi vajzave të tjera të blinin të njëjtin.
@emily_rae_baker @asos nevet fails me #fyp #trending #viral #weddingtiktok #weddingguestdress #ootd ♬ original sound – Emily Rae ✨🍒🪩
Pavarësisht entuziazmit të saj, reagimet në rrjetet sociale, ku video ka grumbulluar afro 300 mijë shikime, kanë qenë të përziera. Shumë e kritikuan zgjedhjen e saj, duke besuar se mund të lërë në hije nusen, ndërsa disa komentuan se fustani dukej si një “stoli e Krishtlindjeve e viteve 80”.
“Nuk është një fustan i keq, por mendoj se të gjithë do të shikojnë ty dhe jo nusja”, “Jam i sigurt se askush nga vitet ’90 nuk do ta vishte këtë”, “Diçka nuk shkon mirë”, “Dukesh si Motrat e liga të Hirushes kur u shfaqën në ballo”, ishin vetëm disa nga komentet negative.
Megjithatë, ka pasur edhe komente pozitive. Disa njerëz shprehën admirimin e tyre, duke thënë se Emily dukej “joreale”. Një përdorues shkroi se “dukesh mahnitëse! Do të doja të kisha kaq shumë besim”. /Telegrafi/