Nëse assesi nuk arrini ta mbani për vete të dashurin dhe të krijoni lidhje serioze, mbase problemi qëndron te ju
Ekzistojnë tre tipa femrash me të cilat asnjë mashkull nuk mund të qëndrojë gjatë në lidhje për shkakun i cili të gjithëve u është i qartë, pos atyre. Verifikoni a jeni edhe ju ndër ato, transmeton Telegrafi.
Princeshat e lazdruara
Femrat e këtilla mendojnë që bota sillet vetëm rreth tyre dhe që të gjithë duhet t’u jenë në shërbim, po ashtu edhe partneri i tyre, të cilin e trajtojnë si shërbëtor të tyre.
Natyrisht, ato për të tjerët kurrë nuk do të bëjnë asgjë, sepse mendojnë vetëm për veten. Dinë të jenë të këndshme dhe të dashura kur çdo gjë është sipas dëshirës së tyre, mirëpo nëse dikush nuk u shkon sipas qejfit të tyre, janë në gjendje të bëjnë skandal.
Mbretëreshat e dramave
Pranë këtyre femrave është e pamundshme të qetësoheni sepse janë si bomba të kurdisura të cilat janë në gjendje të shpërthejnë edhe për shkak të imtësive më të vogla, pa marrë parasysh se ku gjenden.
Askush nuk ndihet mirë në shoqërinë e tyre, aq më pak në lidhje dashurore me to.
Femrat me komplekse
Mbase është edhe shumë më e mundimshme të jesh në lidhje me femrën së cilës mashkulli çdo ditë patjetër duhet t’i thotë që është e bukur dhe e këndshme, sepse vetë nuk është e vetëdijshme për atë gjë.
Femrat të cilat janë me komplekse për dukjen e tyre, në lidhje zakonisht janë edhe shumë xheloze ndaj mikeve ose shoqeve të partnerit, aq më parë ndaj atyre të cilat duken më bukur se ato. /Telegrafi/