Kepa Arrizabalaga nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira te Chelsea.
Portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit pas gafave të shumta që ka bërë në ndeshjet e fundit.
Ndërkohë trajneri Frank Lampard po mendon që në verë ta blejë një portier të ri për t’ia besuar fanellën e titullarit.
Nick Pope mbetet një opsion i mirë, pasi e njeh mjaftë mirë edhe kampionatin.
Por në garë për tu transferuar te Chelsea janë edhe dy portierë tjerë të talentuar.
Andre Onana është një opsion tjetër, pasi kamerunasi ka simpatinë e trajnerit Frank Lampard kur Chelsea dhe Ajax janë përballur në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë objektivi i tretë mbetet ai i portierit të klubit francez Lille, Mike Maignan që gjithashtu ka treguar formë të mirë.
I sigurt është vetëm largimi i spanjollit Kepa nga Londra, ndërsa mbetet të shihet se cili nga tre të lartpërmendurit do të zëvendësojë spanjollin në Stamford Bridges. /Telegrafi/