Mund t’ju duket si çudi, por edhe skuadra e Barcelonës është refuzuar nga disa futbollistë.
Barcelona është njëra nga skuadrat më të mëdha në botë 20 viteve të fundit, ku shumë emra të mëdhenj botëror kanë mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre.
Megjithatë, janë disa futbollistë që nuk janë joshur asnjëherë nga ofertat e tyre, duke refuzuar të jenë pjesë e tyre, shkruan Telegrafi.
Ndër ta ka futbollistë që tanimë janë pensionuar si ish-ylli italian i Juventusit, Alessandro Del Piero dhe mbrojtësi i madh i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
Ndërsa, nga emrat e mëdhenj që tanimë janë ende aktiv, janë David Luiz, Koke, Thiago Silva, Gianluigi Buffon dhe rivali i tyre i madh, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/