Toni Kroos është futbollisti që ka bërë më së shumti asistime në pesë ligat më të mëdha evropiane.
Mesfushori i Real Madridit është ai që ka shërbyer më së shumti bashkëlojtarët e tij në sezonin 2016/17, duke bërë pesë asistime.
Megjithatë, gjermani nuk është i vetmi futbollist me pesë asistime, pasi në linjën e njëjtë qëndrojnë edhe Andrej Kramaric i Hoffenheim dhe Franck Ribery i Bayern Munich, përcjell Telegrafi.
Në vend të katërt, respektivisht në të pestin gjenden Felipe Anderson dhe Kevin De Bruyne.
Anësori sulmues i Lazios dhe belgu i Manchester Cityt kanë shërbyer nga katër herë bashëlojtarët e tij. /Telegrafi/
Më shumë asistime në ‘Top 5’ ligat këtë sezon:
Toni Kroos – 5 asistime
Andrej Kramaric – 5 asistime
Franck Ribery – 5 asistime
Felipe Anderson – 4 asistime
Kevin De Bruyne – 4 asistime