Portali Sportingpedia ka grumbulluar njëmbëdhjetë lojtarët me vlerësimin më të lartë në treg, të cilët do të jenë të lirë në përfundim të këtij sezoni.
Klubet që i duan dhe lojtarët mund të negociojnë tjera duke filluar nga janari 2025.
Në këtë listë ka emra të jashtëzakonshëm, ndërsa vlera e tyre në treg është nga 30 deri në 70 milionë euro.
Është për të çuditur fakti që shumë prej tyre janë në një moshë të re dhe mund të jenë investime të forta dhe afatgjate për klubet që do t’i marrin.
Më poshtë mund t’i shihni emrat nga Neymar te Trent Alexandre Arnold.
11/ Neymar
Futbollisti i Al Hilla vlerësohet 30 milionë euro dhe kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.
10/ Virgil van Dijk
Futbollisti i Liverpoolit vlerësohet 30 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
9/ Jonathan Tah
Mbrojtësi i Bayer Leverkusen vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
8/ Kevin de Bruyne
Mesfushori i Man Cityt vlerësohet 45 milionë euro dhe kontrata e tij me qytetarët përfundon më 30 qershor 2025.
7/ Heung -min Son
Sulmuesi korean i Tottenhamit vlerësohet rreth 45 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
6/ Jonathan David
Sulmuesi i Lille vlerësohet rreth 45 milionë euro dhe dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
5/ Joshua Kimmich
Lojtari i Bayern Munich vlerësohet 50 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
4/ Alphonse Davies
Mbrojtësi i majtë vlerësohet 50 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
3/ Mohamed Salah
Sulmuesi i Liverpoolit vlerësohet 55 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
2/ Leroy Sane
Sulmuesi anësor i Bayern Munich vlerësohet 60 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
1/ Trent Alexander Arnold
Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit vlerësohet 70 milionë euro dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025.
/Telegrafi/