Site icon Telegrafi

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve nga 81% të vendvotimeve të numëruara në zonën zgjedhore numër gjashtë, këto janë rezultatet të përkthyera në numra deputetësh sipas sistemit D’hondt-it.

Fronti Evropian (40.49%): 8
VLEN (36.08%): 8
OBRM-PDUKM (15.70%): 3
LSDM (4.96%): 1

Në zgjedhjet kuvendare të drejtë vote kanë pasur 1.815.350 qytetarë. Ndërkohë, sot në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë votuar edhe për zgjedhjet presidenciale për rrethin e dytë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version