Site icon Telegrafi

Kështu e përzini lumturinë nga shtëpia: Besimi i vjetër lindor thotë që kurrë nuk duhet t’i huazoni tri sende të tjerëve

GettyImages

Është shumë më mirë t’i dhuroni sesa t’i huazoni

Sipas besimit feng shui, objektet në shtëpi ndikojnë në energji, e cila në atë hapësirë sundon, andaj vetvetiu edhe në njerëz të cilët qëndrojnë në të.

Ithtarët e kësaj filozofie konsiderojnë edhe që objektet mund të tërheqin energji të keqe dhe fate të këqija, të personifikuara në grindje, trazira, varfëri, mungesë mirëkuptimi dhe dashurie, stagnim, trazira dhe varfëri.

Prandaj është e nevojshme të kini kujdes ku i vendosni ato objekte, a mirëmbahen mirë, por edhe nëse i përdor ndokush tjetër, transmeton Telegrafi.

Huazimi, edhe pse është i bukur dhe aktivitet miqësor, sipas kësaj filozofie, nuk është posaçërisht i mirë.

Pothuajse nënkuptohet që dy mike të mira këmbejnë rrobat, domethënë ia huazojnë njëra-tjetrës, ithtarët e fend shui-t këtë nuk e praktikojnë.

Young woman standing in front of her closet choosing something to wear

Nga ana tjetër, dhurimi i rrobave është diçka që rekomandohet, posaçërisht nëse në ndonjë rrobë më nuk ndihemi rehat. Natyrisht, nënkuptohet që atë rrobë ta lani para se t’ia dhuroni ndokujt, gjë që është e rëndësishme, si për shkaqe higjienike, ashtu edhe për shkaqe energjie.

Objektet e veshjeve të cilat planifikoni t’i dhuroni, zhytni në ujë të ftohtë në të cilin keni tretur një grusht kripë. Lëreni për gjysmë ore dhe më pas lajeni. I njëjti proces rekomandohet nëse blini veshje të përdorura.

Përveç veshjeve, gjithashtu nuk këshillohet t’ua huazoni të tjerëve shapkat tuaja, besohet se kjo mund të sjellë telashe në punë dhe bllokim në karrierën tuaj.

Nëse nuk dëshironi që mysafirët tuaj të ecin nëpër apartament me këpucë ose plotësisht zbathur, merrni disa palë pantofla që do të jenë të destinuara ekskluzivisht për ta.

Më në fund, feng shui thotë se nuk duhet t’i huazoni një orë askujt. Besohet se duke e kthyer orën në dorë, do të merrni edhe të gjithë energjinë negative të personit të cilit i keni huazuar orën. /Telegrafi/

Exit mobile version