Site icon Telegrafi

Këshilltari i Siljanovskës, Zhidas Daskalovski ka nënshtetësi bullgare

Kundërshtari i hapur i përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Zhidas Daskalovski, është shtetas i Bullgarisë për më shumë se 20 vjet, njofton “BGNES”.

Daskalovski është këshilltar për politikën e jashtme të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Ai ka marrë nënshtetësinë bullgare me origjinë bullgare në vitin 2003, ndërsa e ka rinovuar pasaportën në vitin 2022.

Në dekadën e fundit, profesori maqedonas përdori përkufizime të ndryshme për Bullgarinë nga “vëllai i madh” në “pushtues”. Para nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim (2017), Daskalovski fliste për bullgarët “thikë në shpinë për Maqedoninë”, kërcënime për veto etj. Ai sot mbron idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për të ashtuquajturat “ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar”.

“Nuk ka asgjë të keqe në kushtetutë që të ketë bullgarë, malazezë, kroatë, por le ta bëjmë në atë mënyrë që të mos gënjejmë, siç bëmë me Greqinë, kur qeveria e Zoran Zaev nënshkroi një marrëveshje që duhej të hapi dyert, por nuk i hapi. Sipas kësaj logjike, të jemi të kujdesshëm, të bëjmë hyrjen me të ashtuquajturin veprim të vonuar”, thotë Daskalovski./Telegrafi/

Exit mobile version