Site icon Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot në seancë vendosi që të publikojë shpalljen për përzgjedhjen e 19 prokurorëve publikë nëpër disa Prokurori Publike Themelore në të gjithë vendin.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, tha se sipas projeksioneve për gjeneratën e 8-të të Akademisë, shpallet konkurs për përzgjedhjen e nga dy prokurorëve publikë në PTHP Kumanovë, PTHP Prilep dhe PTHP Kërçovë, si dhe nga një prokuror publik në PTHP Shkup, PTHP Kriva Pallankë, PTHP Veles, PTHP Manastir, PTHP Ohër, PTHP Resnje, PTHP Strugë, PTHP Gostivar, PTHP Tetovë, PTHP Shtip, PTHP Radovish, PTHP Koçan dhe PTHP Strumicë.

Dimitrieska po ashtu theksoi se me shpalljen për zgjedhjen e gjyqtarëve që Këshilli Gjyqësor e publikoi dje (zgjedhja e 35 gjyqtarëve të rinj) nuk respektohen projeksionet e bëra për gjeneratën e 8-të të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe është një ndërhyrje në prokurorinë publike, duke qenë se 20 akademikë nga kjo gjeneratë kanë mbetur të pazgjedhur, nga të cilët 19 sipas projeksioneve janë për prokurorë publikë.

“Këshillat duhet të respektojnë projeksionet që kanë bërë për dëgjuesit e Akademisë. Prandaj besoj se institucionet duhet të informohen për këtë gjendje”, tha Dimitrieska.

Këshilli i Prokurorisë Publike, theksoi Dimitrieska, për këtë do të reagojë tek institucionet kompetente – Ministria e Drejtësisë, Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe PPRMV.

Certifikata për përfundimin e suksesshëm të trajnimit nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në shkurt të këtij viti kanë marrë gjithsej 97 kandidatë nga gjenerata e 8-të, prej të cilëve, sipas projeksioneve, 50 janë gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë.

Në shkurt të këtij viti, Këshilli shpalli thirrjen për përzgjedhjen e gjithsej 47 prokurorëve publikë në disa Prokurori Publike Themelore në mbarë vendin. Nga gjithsej 39 kandidatë që kanë aplikuar, një ka pasur dokumentacion të parregullt, ndërsa pesë kandidatë kanë tërhequr aplikimet.

Asnjë kandidat nuk ka aplikuar në shpalljen për zgjedhje në PTHP Veles, PTHP Gostivar, PTHP Koçan, dy PTHP Kërçovë, PTHP Kriva Pallankë, PTHP Radovish, PTHP Resnjë dhe PTHP Strugë.

Në seancën e 7 marsit të këtij viti, Këshilli miratoi vendim për zgjedhjen e 28 prokurorëve publikë, 15 në PTHP Shkup, tre në PTHP Tetovë, nga dy në PTHP Kumanovë, PTHP Prilep dhe PTHP Shtup, nga një në PTHP Manastir, PTHP Gjevgjeli, PTHP Ohër, PTHP Strumicë.

28 prokurorët e sapozgjedhur publik nga gjenerata e 8-të e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë sot kanë dhënë një deklaratë solemne para Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Exit mobile version