Site icon Telegrafi

Kërveshi: Ai që e mohon Reçakun, mohon gurthemelin e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës

Foto: Arkiv

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se ata që e mohojnë masakrën e Reçakut e mohojnë gurthemelin e shtetësisë së Kosovës dhe lirisë që e gëzojmë sot.

Në emisioin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, avokati Kërveshi ka thënë se Serbia e ka tërë historinë e saj të fabrikuar.

“20 vite prapa ata nuk janë të gatshëm që t’i vëjnë vetës barrën çfarë ka ndodhur në Kosovë. Serbia në kohën e ish-Jugosllavisë ka rregulluar ligjet siç ju ka konvenuar atyre… Është e çuditshme sesi mundet me pas kaq shumë patalogji, urrejtje”, përcjell Telegrafi.

“Nëse ata mendojnë se kjo është fabrikim, një pesë e historisë së tyre është fabrikim. Ai që e mohon Reçakun ose cilëndo masakër në Kosovë e mohon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës…”, ka thënë Kerveshi.

Avokati ka shtuar se këto krime nuk parashkruhen, duke thënë se “ajo që ne kemi dështuar dhe kemi me vazhduar me dështua është se ne kemi ndërtua një shtet gati hipokrit…”. /Telegrafi/

Exit mobile version