Site icon Telegrafi

I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij

Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders ka ndarë ambiciet dhe planet e tij për të ardhmen.

Lojtari ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane, mes tyre edhe Real Madridi.

Por, Reijnders ka thënë se dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në San Siro dhe të mbetet në histori të tyre.

“Qëllimi im më i madh është të fitoj sa më shumë trofe. Unë luaj futboll që emri im të shkruhet në librat e historisë”, ka deklaruar ai.

“Shpresoj që kjo të bëhet e mundur me Milanin, me të cilin do të vazhdoj së shpejti kontratën”.

“Të nominohesh për Topin e Artë një ditë është një ëndërr sepse do të thotë shumë. Gjithçka do të varet nga paraqitjet e mia dhe trofetë që fitoj”.

Lexo po ashtu Real Madridi etiketon Reijndersin si pasues të Modric

“Nëse vazhdoj të përpiqem të jem më i mirë në çdo lojë, të punoj shumë për ekipin dhe të qëndroj i vendosur, atëherë të nominohem do të vijë natyrshëm”, potencoi më tej Reijnders.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2029, me një pagë prej 3 milionë euro në vit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version