Keqinformimi është një nga problemet më të mëdha që po kalon sot gazetaria në mbarë botën. Këtu nuk po flasim për saktësisht për lajmet e rreme, të cilat mund të fabrikohen por është për ato gabime që vijnë prej mungesës së informacionit të detajuar apo kur burimet.
Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja, rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ‘kod etik’ për të luftuar keqinformimin online, thuhet në raportin e publikuar sot, shkruan Telegrafi.
Sipas Komisioneres evropiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, në mesin e dhjetë parimeve bazë të rekomanduara, radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve.
Në një intervistë, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.
Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme evropiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF), gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë. /Telegrafi/