Një qytetar, në kushte anonime, ka folur se si konkursi i publikuar nga Ministria e Drejtësisë, për 70 zyrtarë korrektues e ka përjashtuar atë, përkundër që në konkursin e parë, ka kaluar gjitha fazat e testimit, raporton RTV Dukagjni.
Shkak i largimit të tij është mosha, që në konkursin e dytë për meshkuj është vendosur të jetë nën 30 vjeç, ndërsa 35 për femra.
Kjo po shihet si diskriminuese nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe drejtori i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsion, Fidan Kalaja.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka a arsyetuar këtë kritere duke thënë se ka ardhur si pasoj e moshës së shtyrë të oficerëve korrektues aktual.
Megjithatë, Jashari e Kalaja, kërkojnë që ky konkurs të anulohet si edhe konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe 20 në Burgun e Gjilanit. Ata thonë se duhet të ketë konkurs të ri.
Pos 70 zyrtarëve korrektues, Ministria e Drejtësisë do të hapë konkurs edhe për 50 vende të reja në këto pozita, kryesisht për Burgun e Dubravës dhe burgje të tjera./RTV Dukagjini/Telegrafi/