Site icon Telegrafi

Kërkohej për vjedhje të rëndë, arrestohet i dyshuari në Pejë

Foto: Arkiv

Një person me inicialet D.A është arrestuar sot rreth orës 06:00 i cili kёrkohej për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se i dyshuari është i vitit të lindjes 1985 dhe kërkohej për disa vepra penale nga gjykata kompetente.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datёn 18.03.2025, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ ‘arrestimi i personave tё kёrkuar’, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё DRP Pejё, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e personit tё kёrkuar: D. A. i lindur me 1985. I dyshuari ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr disa vepra penale nga gjykatat kompetente”, thuhet në raport .

Ndërkaq, pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/

Exit mobile version