Site icon Telegrafi

Kërcënimi ndaj Ramiz Kelmendit, aktivizohet menjëherë Prokuroria

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar për KALLXO.com se menjëherë ka ndërmarrë veprime pas pretendimeve të deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, se është kërcënuar lidhur me votën e tij në Kuvendin e Kosovës për Demarkacionin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore te Pejës, Ersan Qavolli, i kontaktuar nga KALLXO.com ka bërë të ditur se menjëherë janë ndërmarrë veprime pas deklaratës së deputetit Kelmendi se është kërcënuar lidhur me votimin e Demarkacionit.

“Prokuroria menjëherë pasi është njoftuar rreth këtij rasti ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Qavolli për KALLXO.com.

Një ditë me herët, para se të mbahej seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, kishte deklaruar për media se ka marrë kërcënime për anëtarët e familjes së tij në rast se voton pro Demarkacionit.

Exit mobile version