Kerasan Prishtina ka arritur ta ruajë statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës në basketboll.
E gjithë kjo pasi në ndeshjen e tretë të ‘Play-outt”-it e ka mundur Dritën e Gjilanit, me rezultat 87:75 (16:15, 27:19, 20:19, 24:22).
Duhet theksuar se, në ndeshjen e parë Kerasan Prishtina kishte shënuar fitore, e të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Drita e Gjilanit në ndeshjen e dytë, kështu që përcaktuese ishte ndeshja e tretë që u zhvillua të hënën mbrëma në kryeqytet.
Skuadra e parë që e kishte siguruara Superligën ishte Rahoveci.