Thonjtë kanë nevojë për kujdes shtesë
Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë pak kujdes shtesë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët.
Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit dhe të konsumoni nutrienë të caktuar.
Është me rëndësi të pini mjaft ujë dhe të konsumoni mjaft proteina, pemë dhe perime, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat e kompleksit B (posaçërisht biotina) pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.
Gjithashtu, për të parandaluar që thonjtë të zhvishen dhe t’i rritni më shpejt, aplikoni rregullisht një krem hidratues për të shmangur tharjen e thonjve dhe lëkurës përreth tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse thonjtë tuaj i mbani në ujë për një kohë të gjatë, qoftë për shkak se bëni sporte ujore, nëse vazhdimisht i lagni duart për shkak të punëve të shtëpisë, ose nëse thjesht i lani duart shpesh.
Përpiquni që gjithmonë t’i fshini mirë me peshqir duart, por kur është e mundshme, mbroni lëkurën e duarve me doreza gome.
Kuroni lëkurën rreth thonjve me vajra bimore dhe gjatë aplikimit gjithmonë bëni masazh të lehtë pjesës rreth thonjve – në këtë mënyrë do të nxisni qarkullimin e gjakut dhe kështu thonjtë do të jenë më të shëndetshëm dhe do të rriten më shpejt.
Shmangni përdorimin e mjeteve të forta për heqjen e llakut nga thonjtë dhe gjithmonë pas heqjes së llakut lani dhe fshini mirë duart dhe aplikoni krem ushqyes kurativ. /Telegrafi/