Keni PlayStation 4 ose 5? Mos e humbni një shitje të madhe të video-lojërave në PlayStation Store.
Aktualisht, mund të shkarkoni më shumë se 2000 video-lojëra me çmime të reduktuara ndjeshëm, përfshirë si hite AAA, ashtu edhe tituj tërheqës.
Nëse keni një konsolë PlayStation 4 ose PlayStation 5, keni mundësinë të merrni një numër të madh video-lojërash që mund t’i keni humbur dikur.
PlayStation Store ka një shitje të madhe aktualisht, ku janë të disponueshme më shumë se 2000 lojëra nga kategori të ndryshme.
Zbritjet arrijnë deri në 75 për qind.
Ka gjithçka, nga hitet AAA si Cyberpunk 2077, Warhammer 40.000: Space Marine 2, Hogwarts Legacy, Tekken 8 dhe Star Wars Jedi: Survivor, por edhe video-lojëra si Cult of the Lamb, Sifu, Sea of Stars, Terraria dhe të tjera.
Shitja vazhdon deri më 12 shkurt për video-lojërat në kategoritë Critic’s Choice dhe Hot Deals, dhe deri më 19 shkurt për titujt PlayStation Indies.
Një listë e plotë e video-lojërave për PlayStation 4 ose PlayStation 5 që janë në zbritje, mund t’i gjeni KËTU. /Telegrafi/