Site icon Telegrafi

I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t’i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

Të gjithave u ndodh të bëjnë gabime dhe tendencat nuk janë gjithmonë të njëjta, por nëse doni të rinovoni vetullat, ja çfarë duhet të bëni

Vetullat kornizojnë fytyrën dhe ato të stilizuara mirë mund të na japin një dukje krejt tjetër.

Ato që i këpusnin shumë qimet mund të prisnin nëntë muaj, madje edhe dy vjet që vetullat të rinovoheshin plotësisht, në mënyrë që të arrinin gjerësinë dhe plotësinë maksimale.

Megjithatë, kujdesi i duhur dhe truket e caktuara mund ta përshpejtojnë atë proces.

Grimerja e shtëpisë “Chanel”, Jimena Garcia, beson se vetullat e trasha mund t’i riktheni në tre hapa.

Sigurisht që në rastin e disa gjendjeve dhe sëmundjeve të lëkurës, apo çekuilibrit hormonal, shkaku duhet të zgjidhet, sepse vetullat e holla mund të jenë vetëm pasojë, shkruan “Vogue”, përcjell Telegrafi.

1. Pastrimi dhe pilingu

Pilingu i lëkurës nën qimet e vetullave ndihmon në hapjen e folikulave dhe nxit rritjen e vetullave. Kështu, eksfolimi ndihmon që produktet e tjera që nxisin rritjen të depërtojnë më lehtë në lëkurë. Fillimisht, pastroni tërësisht fytyrën dhe vetullat me një pastrues fytyre. Më pas është koha për peeling të butë. Përveç produkteve të blera në dyqan, mund të bëni një përzierje natyrale. Bëni një scrub me kripë Himalaje dhe shtoni vajin tuaj të preferuar të lëkurës, mund të përdorni edhe jojoba. Masazhojeni butësisht dhe shpëlajeni.

2. Masazh për qarkullim

Masazhi i vetullave stimulon qarkullimin, furnizimin me gjak të zonës dhe nxit rritjen e tyre. Me një masazh, ju mund të ngrini natyrshëm vetullat tuaja dhe të hapni sytë. Masazhin mund ta kryeni me gishta ose me mjete si gua sha.

3. Hidratimi

Ashtu siç kujdeseni për flokët dhe hidratoni lëkurën tuaj, edhe vetullat tuaja kërkojnë trajtim të ngjashëm. Lyeni vetullat me një serum hidratues ose thjesht përdorni preparate natyrale si uji i orizit ose vaji i bajames. /Telegrafi/

Exit mobile version