Site icon Telegrafi

Keni dëgjuar për termat introvert apo ekstrovert, por ç’do të thotë të jesh një ambivert?

Ja shtatë tiparet dalluese

Një ambivert është një person që ka kombinim të të dy tipareve, introvertit dhe ekstrovertit.

Nëse këta të fundit marrin energji nga të qenit rreth njerëzve, introvertët tërhiqen nga vetmia, ndërsa ambivertët janë diku në mes.

Por, si ta kuptoni që jeni një ambivert?

1. E kanë të lehtë të përshtaten me situatat

Nëse ekstrovertët janë flutura sociale dhe introvertët janë ujqër të vetmuar, ambivertët janë kameleonë, pra përshtaten në çdo kohë dhe vend.

2. Janë “flutura shoqërore”

Ambivertët janë më të vështirë për t’u gjetur dhe në varësi të marrëdhënieve që krijojnë me njerëzit, ata mund të klasifikohen si socialë ose të rezervuar, sipas ambientit dhe njerëzve me të cilët zgjedhin të rrinë, shkruan Pure Wow.

3. Ndihen komodë duke punuar vetëm ose në ekip

Kur bëhet fjalë për mjediset e punës, ambivertët, ndonëse mund të kenë preferencë për njërën ose tjetrën palë, ata janë të aftë për t’i bërë gjërat vetëm ose me të tjerët.

4. Kënaqen me planet e fundjavës

Ambivertët shpesh janë shumë të vetëdijshëm, që do të thotë se ata e dinë se sa shoqëri u nevojitet sidomos në fundjavë. Ndaj, zgjedhin personat e duhur për t’u relaksuar.

5. Janë shumë të pavendosur

Personat që kanë karakteristikat e ambivertëve kanë vështirësi në marrjen e vendime, pasi duan sigurinë në situata të ndryshme.

Lexo po ashtu Zbulo nëse je ose jo ambivert!

6. E kritikojnë shumë veten

Nëse jeni një ambivert, mund të vuani nga forma delikate të vetëkritikës dhe turpit. Ju shpesh i thoni vetes kam nevojë për më shumë kohë për veten, citon Anabel.

7. Dinë si të kapërceni hendekun mes miqve, familjes dhe kolegëve

Një person ekstrovert e ka vështirë të krijojë raporte me një person që është një introvert dhe anasjelltas. Si një ambivert, ka të ngjarë që ju të jeni të aftë për t’u lidhur me të gjithë, pasi dini si të krijoni raporte për arsye të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version