Këngëtarja Gili është këngëtarja e parë bionde e estradës, gjersa me vite të tëra është etiketuar me nofkën “Xixëllonja”, për shkak të hitit të saj të pavdekshëm po me këtë emër.
Megjithatë, në skenë atë të gjithë e njohin si Gili, dhe pak kush e njeh emrin e saj të vërtetë.
Artistja quhet Fevzie Konushevci – Berani, ndërsa personi i cili ia la emrin Gili ndër vite, duket të ketë qenë motra e saj.
Sipas vet këngëtares, kur ajo ishte e vogël gudulisej shumë dhe shpesh nga motra e saj, dhe si pasojë përfundoi me nofkën Gili, emër i cili do të shënonte përjetësisht karrierën e saj. /Telegrafi/