Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore, ka arritur një tjetër sukses me këngën e saj “I’m Not High, I’m In Love”, e cila së fundmi është përfshirë në një episod të serialit shumë të shikuar “The Sex Lives Of College Girls”, që transmetohet në platformën e njohur Max.
Rexha e ndau këtë lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj përmes Instagramit, ku publikoi një video me sekuenca nga seriali që përmbante këngën e saj.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj më të fundit, Bebe, dhe Bebe shfrytëzoi rastin për të ndarë me fansat disa mendime më të thella rreth kuptimit të kësaj kënge.
Në një postim tjetër në Instagram, Bebe shpjegoi më tej mesazhin që fshihet pas “I’m Not High, I’m In Love”:
“Një nga këngët e mia të preferuara nga albumi Bebe, ‘I’m Not High, I’m in Love,’ është paraqitur në trailerin e The Sex Lives of College Girls. Nuk kam pasur kurrë mundësinë të shpjegoj se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Nëpërmjet sarkazmës, doja të kapja ndjenjën e të qenit aq i thellë në një varësi – cilado qoftë e jotja – sa të filloni të bindni veten se është dashuri. Është si kur njerëzit e dinë se diçka është e keqe për ta, por bëjnë shaka me të, duke thënë: ‘Epo, gjithsesi do të vdes një ditë’. Kjo është lloji i atmosferës me të cilën doja të luaja. Nëse nuk e keni kontrolluar ose e keni dëgjuar tashmë, ju bëj thirrje ta dëgjoni me këtë këndvështrim”.
Kënga “I’m Not High, I’m In Love” ka një tingull energjik dhe një mesazh të thellë, duke u bërë e preferuar jo vetëm për adhuruesit e muzikës së saj, por edhe për krijuesit e serialit të njohur.
Ky është një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e Rexhës, duke dëshmuar përherë e më shumë ndikimin e saj në industrinë e muzikës dhe përtej saj. /Telegrafi/