FreddieMeter është mjet i krijuar për të lejuar adhuruesit në të gjithë botën të dinë se sa zëri i tyre përputhet me atë të legjendës së grupit Queen, Freddie Mercury?
Aplikacioni i zhvilluar nga Google me mbështetjen e inteligjencës artificiale, analizon intonacionin dhe melodinë e këngëtarit, për të caktuar më pas një rezultat të përfshirë midis 0-100 për qind.
Sfida e këndimit janë këngët: ”Bohemian Rhapsody”, ”Don’t Stop Me Now”, ”Somebody to Love” dhe ”We Are the Champions”.
Freddiemter u zhvillua për të rritur ndërgjegjësimin dhe financimin e luftës kundër HIV-it dhe për të festuar 44-vjetorin e performancës së parë të drejtpërdrejtë të ”Bohemian Rapsody” nga grupi ”Queen”.