Site icon Telegrafi

Këndoi hitet e Beatles në shtëpinë e pleqve, pamjet e britanikut 81-vjeç bëhen virale

Dave Williams, 81-vjeç, asistent medicinal i pensionuar dhe ish-këngëtar që ndau skenë me Fab Four, shokoi personelin e shtëpisë së pleqve me performancën e tij.

Williams që performoi The Beatles në disa raste kur ishte i ri – habiti personelin e shtëpisë së pleqve në Liverpool të Anglisë, ku filloi të këndojë edhe këngën “Unchained Melody” nga Righteous Brothers, transmeton Telegrafi.

E personeli i shtëpive së pleqve shpërndau videon e Williamsit duke kënduar në TikTok, ku prej atij momenti u bë virale videoja dhe mori mbi 500 mijë shikime.

Williamsit që nuk është banor i kësaj shtëpie të pleqve, i është kërkuar të ngjitet në skenë për të performuar gjatë një eventi bamirës – ku paratë e mbledhura do të dedikohen për pije e ushqim për një udhëtim nëpër Angli.

“Kur u ngrita bija më luste që të ulem, por më vjen mirë që nuk e dëgjova”, tha Williams. /Telegrafi/

 

Exit mobile version