Telegrafi

Kendall Jenner mahnit me paraqitjen në bikini të kuqe gjatë pushimeve

Kendall Jenner dukej fenomenale me bikini të kuqe, në postimin e saj të fundit në Instagram.

Supermodelja 28-vjeçare, ndau fotografi duke modeluar bikini të vogla dhe një kapele bejsbolli të kuqe të ndezur.

Në fotografi, ajo shihet duke pushuar në një varkë dhe duke pirë një pije rozë, gjatë pushimeve të saj në liqen, shkruan DailyMail.

Kendall Jenner

E veshur vetëm me pjesën e sipërme të bikinit me të kuqe dhe pjesën e poshtme të zeza, ajo tregoi lëkurën e saj plot shkëlqim dhe dukej se nuk kishte grim.

Për ekskursionin e saj relaksues në liqen, ylli kishte veshur një kapele të kuqe dhe bizhuteri minimale.

Kendall Jenner

Ajo kishte vetëm një palë vathë të trashë ari dhe një byzylyk me zinxhir të hollë.

Në të njëjtën ditë, ajo ndau fotografi, duke modeluar një xhaketë lëkure të zezë Tommy Hilfiger dhe duke pozuar në një kamionçinë. /Telegrafi/