Komuna e Gjilanit njofton se në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë një iniciativë “Kënaqësi n’fundvit”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se se Komuna e Gjilanit, ka kënaqësinë të njoftojë qytetarët se për këtë fundvit kanë ndërmarrë një iniciativë të veçantë për t’i dhënë qytetit tonë një atmosferë edhe më festive dhe më të bukur.
I pari i Gjilanit, tha se si pjesë e traditës sonë të përbashkët të festimit të fundvitit, këtë vit po sjellim për ju aktivitetin “Kënaqësi n’fundvit”.
“Me këtë organizim synojmë që festat e fundvitit të mbeten ashtu siç i kemi njohur ndër vite: të mbushura me gëzim, ngrohtësi dhe momente të paharrueshme për të gjithë. Le ta bëjmë këtë fundvit edhe më të veçantë, së bashku”, tha Hyseni. /Telegrafi/