Site icon Telegrafi

Kelmendi: Ura e Ibrit po i mbanë në pushtet liderët politik në Kosovë dhe Serbi

Ish-deputeti, ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, president i “ELKOS GROUP – ETC”, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Urën e Ibrit, duke ngritur shqetësime për situatën e krijuar në Mitrovicë.

Sipas Kelmendit, kjo urë është bërë një mjet politik që po mban në pushtet forcat destruktive, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, duke penguar hapjen e saj dhe duke krijuar pasoja të rënda.

Kelmendi thekson se pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ura duhej të ishte hapur për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe afrimin mes qytetarëve. Megjithatë, sipas tij situata aktuale është e tillë që përfiton nga ky bllokim, duke ruajtur status quo-në politike në të dy vendet.

Ai paralajmëron se përpjekjet për hapjen e urës, përfshirë punimet teknike si pastrimi dhe ngjyrosja, kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Kelmendit, ka përdorur këtë situatë për të testuar reagimin e radikalëve serbë.

Si rezultat, ndërhyrja e forcave të KFOR-it dhe përfshirja e inteligjencës amerikane kanë qenë të nevojshme për të parandaluar një konflikt të mundshëm.

Kelmendi përfundon duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga veprimet e njëanshme dhe ngritjen e tensioneve, duke vënë në dukje se një lëvizje e gabuar mund të çojë në përplasje midis forcave të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version