Site icon Telegrafi

Kelmendi: Presionet dhe shantazhet e vazhdueshme kundër figurës time politike dhe biznisore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh pronar i kompanisë “Elkos” ka reaguar lidhur me dënimin e shqiptuar nga Bordi i AKP-së.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se presionet dhe shantazhet e vazhdueshme kanë për qëllim që ta amortizojnë figurën politike dhe biznisore të tij.

Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook

R E A G I M

Të nderuar qytetarë, koleg deputet, Kryetar i Parlamentit dhe kabinet qeveritar,

Dje u informova nga mjetet e informimit për një dënim në vlerë prej 1.3 milion euro, shqiptuar nga Bordi i AKP-së për mospërmbushjen e obligimeve kontraktuale për “New Co Famipa” e privatizuar me datën 13. 09. 2011 e cila ka pasur tre kushte qenësore për punë me këtë Kompani;

1. Mirëvajtje e procesit prodhues të veprimtarisë së njejtë

2. Mos lëvizjen e asnjë makine nga pozicioni

3. Punësimin e punëtorëve sipas nevojës teknolgjike dhe
prodhuese

* Afati për këtë përmbushje të këtyre kritereve ka qenë 3
vjet apo deri më 13.11.2014.
* Vendimi është sjellë më 27.06.2018, pra 4 vite pas skadimit
të kontratës.
* Blerja ka qenë në vlerë prej 3.9 milion euro, me kredi bankare prej 8.5%.
* Teknologjia, e viteve 80’ta
* Punëtorët, të moshës mbi 60 vjeçare.
* Ekspert të ri për këtë proces nuk ka pasur në tregun vendor.
* Repromaterjali në të kaluarën ka qenë nga “Trepça”, argjendi dhe
Kallaj.
• Repromaterjali tani, vetëm nga importi.

Andaj konsideroj se me presionet dhe shantazhet e vazhdueshme që më bëhen nga këto organe të kontrolluara dhe nga inspektimet e vazhdueshme dhe dënimet që më shqiptohen vetëm mua, si deputet dhe pronar, (edhe pse ligji përcakton qartë se dënimi shkon tek moskryesi i detyrave dhe përgjegjësi i autorizuar), kjo gjithnjë po ndodhë për të amortizuar figurën dhe suksesin tim polik dhe ekonomik.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Exit mobile version