Site icon Telegrafi

Djegia e objektit të ELKOS Center, Kelmendi: Biznesi ka qenë i siguruar – sipas kontratës kompensimi është 90 për qind

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka treguar se objekti i ELKOS Center i përfshirë nga zjarri në Pejë ka qenë i siguruar.

Kelmendi në një përgjigje për Telegrafin, thotë se vlera e dëmit shkon mbi 35 milionë euro.

“Ka qenë i siguruar, si firmë dhe si objekt, nga një kompani ndërkombëtare me përfaqësi në Kosovë”, tregon Kelmendi.

Sipas tij, kompensimi nga kompania e sigurimit sipas kontratës është 90 për qind.

“Ende nuk ka vlerësim të dëmit, por shkon mbi 35 milionë euro. Do të shihet sa është vlera e dëmit dhe sigurimit dhe sipas kontratës e kemi kompensimin 90 për qind me 10 për qind”, shpjegon shkurt afaristi Kelmendi.

Lexo po ashtu Zjarri i madh në ELKOS Center në Pejë – policia thotë se ende nuk dihen shkaktarët, rasti vazhdon të hetohet

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:40 të ditë se shtunë dhe se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi.

“Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një objekt afarist. Përveç dëmeve materiale gjatë tentimit për ta lokalizuar zjarrin kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, njofton policia.

Policia ka theksuar se rasti vazhdon të mbetet në hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version