Publicisti, Adriatik Kelmendi ka reaguar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet, duke kërkuar llogari nga udhëheqësit e shtetit dhe kryetari i Prishtinës.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Vriten qindra persona si pasojë e qytetit me ajrin më të ndotur në botë, ia fusin gjumë kryetari, kryeministri, kryekuvendari, kryetari i kryeqytetit, ministrat përgjegjës”.
Postimi i Kelmendit:
“Vritet një person në veri, mblidhet me urgjencë Këshilli Kombëtar i Sigurisë.
Vriten qindra persona si pasojë e qytetit me ajrin më të ndotur në botë, ia fusin gjumë kryetari, kryeministri, kryekuvendari, kryetari i kryeqytetit, ministrat përgjegjës.
A jeni normalë o Hashim, Ramush, Kadri, Shpend, Albena?!…
Ndërmerrni masa urgjente!
E dimë që edhe ne nuk jemi normalë që po ju durojmë edhe kur po na vrisni në heshtje, por kini pak ndërgjegjje për fëmijët!
Ata s’kanë të drejtë vote, kështu që s’kanë pse të ndëshkohen e vuajnë pse juve që s’po ndërmerrni asgjë ju kemi vendosur në postet ku jeni!
Paramendojeni, edhe na kanë mbyllur si në kafaz pa liberalizim vizash edhe të ngujuar aty – tash po na helmojnë!
Kush i përmendi nazistët dhe dhomat e gazit?!” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/