Please enter at least 3 characters.

Kelmendi: Gazi lotsjellës më ka dëmtuar shumë, por do të kthehem në seancë 

2018/03/kelmendiii-1.jpg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë për Telegrafin se megjithëse hedhja e gazit lotsjellës e ka dëmtuar shumë, aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehet në seancë nëse krijohen kushtet për mbajtjen e saj.

Kelmendi këto për Telegrafin i bëri pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancë nga deputetët e VV-së.

"Gjendjen shëndetësore e kam mirë tani, por gazi më ka dëmtuar shumë", u shpreh Kelmendi.

Ndryshe, Kelmendi nuk ka marrë pjesë në seancën e së martës për arsye shëndetësore. /Telegrafi/