Site icon Telegrafi

Kelly i ashpër me Vserlon: Kam gruan me kancer, ti ma përmend familjen

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi dy banorë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë përfshirë në një sherr, ku një prej tyre ka bërë një rrëfim tronditës.

Këngëtari Kelly, ndërsa diskutonte me Vserlon ka tronditur ndjekësit, kur ky i fundit, në kulmin e diskutimit tha se gruaja e tij vuan nga kanceri.

“Nuk e ke të gjatë ti këtu”, iu drejtua artisti shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë Vserlo u përgjigj: “Nuk e kam të gjatë, e kam të trashë”.

Lexo po ashtu "Mami yt hynte mes çifteve prandaj u nda nga babai yt" - bëhet virale një deklaratë e Vserlos drejtuar Livias

Kelly më pas ia ktheu: “Pa të nxjerr jashtë nga ajo dera, mbaje mend për kokë të atij çuni. Përmend ti familjen morë zgjebs. Unë sëmurë gruan me kancer”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai më pas u shfaq gjatë gjithë kohës i mërzitur dhe i prekur nga fjalët e këngëtarit tjetër.

Jo vetëm me Kellyn, Vserlo ka qenë aktiv edhe me të tjerët, ku këto ditë mori vëmendje të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version