Please enter at least 3 characters.

Kejvina Kthella shfaqet provokuese në bikini njëpjesësh

2023/09/372380567_740401421229598_7582926998895066238_n.jpg

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka marr sërish vëmendje me të tjera postime në rrjetet sociale.

E njohur për linjat joshëse të trupit, modelja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa dukej provokuese.

Ndërsa ndodhej në pushime, ajo ekspozoi format në bikini njëpjesësh dhe dukej më joshëse se kurrë më parë.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Ndërkohë, të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave dhe admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që muaj më parë Kejvina u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, aventura e saj brenda shtëpisë së famshme përfundoi shpejt, pasi modelja u përjashtua pas një konflikti me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli. /Telegrafi/