Site icon Telegrafi

Kejvina i dërgon dron Luizit në BBVA me mbishkrimin “Unë të dua dhe ti e di”

Të martën është dërguar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania një dron për konkurrentin Luiz Ejlli.

Ndonëse askujt nuk do t’i shkonte në mendje, por droni në fjalë është dërguar nga modelja Kejvina Kthella – e njohur si banorja e përjashtuar nga BBVA.

Në dron mund të shihej një imazh i Kejvinës dhe Luizit të realizuar brenda shtëpisë, ku shiheshin duke biseduar me njëri-tjetrin.

Foto: Dorisa Kthella/InstaStory

“Unë të dua…dhe ti e di”, ishte shkruar në mbishkrimin e kësaj fotografie në italisht, e cila është fluturuar për në BBVA nga një dron.

E se droni është dërguar nga Kejvina, këtë e ka konfirmuar motra e modeles, Dorisa Kthella, e cila ka publikuar disa imazhe në InstaStory.

Foto: Dorisa Kthella/InstaStory

“Fluturimi i parë arriti me sukses”, shkroi ajo krahas një pamje ku shihej droni duke u nisur shumë pranë shtëpisë.

Lexo po ashtu Në të gjithë botën në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri dominojnë kërkimet për Big Brother

Por aktorja Olta Gixhari ngriti dyshimet e saj për dhuratën në fjalë, duke i thënë Luizit: “Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë”.

Kujtojmë që Kejvina ishte përjashtuar nga Big Brother VIP Albania, për shkak se në një nga mbrëmjet e spektaklit, gjatë një debati të nxehur me Luizin, ajo kishte ushtruar dhunë fizike mbi të. /Telegrafi/

Exit mobile version