Site icon Telegrafi

Kejsi tregon në detaje se si ra në dashuri me Stresin: E mbaj mend ditën kur u çmenda pas syve të tu

Arkimed Lushaj tash e sa muaj gjendet prapa grilave të burgut pasi u arrestua për posedim armësh pa leje dhe narkotikë.

Bashkëshortja e reperit, Kejsi Lushaj vazhdon të publikoj imazhe në krah të artistit në rrjetet sociale.

E një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi, ku për ndjekësit e saj ka zbuluar se sytë kanë qenë ato që e bëtë që të dashurohej me Stresin.

“E mbaj mend ditën kur u çmenda pas syve të tu. Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta dhe më pas kur u ktheva në shtëpi, i thashë motrës: Wow çfarë sysh që kishte Stresi!”

“Gjithë ditën më ngeli mendja tek to… Dhe ja ku jemi 4 vite më pas dhe ato sytë e tu vazhdojnë të më çmendin si ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja”.

“Ai është praktikisht burri më i bukur që kam parë në jetën time”, shkruan Keisi krahas fotos që shfaqet së bashku me reperin. /Telegrafi/

Exit mobile version