Site icon Telegrafi

Keita Balde: Interi duhet të më blej përfundimisht

Foto: Inter.it

Sulmuesi Keita Balde ka ardhur në verë te Interi si huazim nga Monaco, por është i bindur që klubi italian do ta blejë në fund. 

Sulmuesi anësor ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar tri gola, por vlen të theksohet se shumicën e këtyre ndeshjeve i ka nisur nga banka rezervë.

Lojtari shprehet i qartë në një intervistë ku thotë kërkon të qëndrojë në Itali.

“Interi duhet të më blejë, pasi do të bënte një biznes të vërtetë. Kam shumë entuziazëm, ashtu si presidenti ynë, për ta çuar sa më lart këtë skuadër, ndaj jam gati të jam më të mirën për klubin”.

“Më vjen keq për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por tani duhet të shohim përpara dhe të synojmë triumfin në Ligën e Evropës”, ka thënë senegalezi.

Interi gëzon të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Balde ka luajtur më parë te Lazio ku ka shkëlqyer. /Telegrafi/

Exit mobile version