Drejtorë të dy shkollave fillore në Kavadar janë rrahur në një diskotekë në qendër të këtij qyteti.
Lajmi që transmetohet nga shumë media, fillimisht ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale I shoqëruar edhe me video-xhirim të ngjarjes.
Nëpër rrjete sociale prindër të nxënësve kanë kërkuar përgjegjësi nga drejtorët.
Rahja në lokalin e natës në Kavadar, sic njofton KlanM, është regjistruar edhe në polici, ku njoftohet se dy persona janë ndaluar për shkak se kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike.
“Më 10.06.2023 në ora 01.15, zyrtarë policor të Stacionit Policor – Kavadar kanë ndaluar S.P (54) dhe GJ.GJ (39), të dy nga Kavadari, për shkak se para objketit hotelerik në Kavarad kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike dhe në mënyrë agresive kanë vepruar ndaj sigurimit. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.
Kryebashkiaku i Kavadarit, Mitko Jançev, për “Fokus” ka deklaruar se pas informacioneve që i ka marrë nga MPB-ja, të hënën do të ndërmerren masa, respektivisht drejtorët e shkollave do të shkarkohen nga funksioni.
Video-xhirimi nga rrahja që ishte publikuar nëpër rrjete sociale, sic percjell KlanM, tashmë është manjanuar, kurse mund të shihen vetëm fotografi printscreen nga xhirimi./KlanMacedonia