Telegrafi

Kavadar, dëmtohen 50 hektarë hardhi të rrushit dhe pemishte

Më shumë se 50 hektarë pemishte dhe vreshta në Kavadar janë dëmtuar për shkak temperatura të ulëta, tregojnë vlerësimet e terrenit nga Komisioni komunal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në thirrje për raportim të dëmtimeve që njofton komuna Kavadar janë paraqitur 88 bujq. Bëhet fjalë mbi 26 hektar pemishte dhe 24 hektar të plantacionit të hardhisë së rushit. Ka dëmtime edhe te pjeshkët dhe kumbullat por më shumë te kajsitë. Temperaturat e ulta pranvore kanë ndikuar negativisht te pimshet dhe hardhisë së rrushit, informon Vasko Kerov, kryetari i Komisionit komunal për vlerësim të dëmeve.

Dëme më serioze ka në zonat mbi 16 hektarë në fshatin Sopot, kurse më pak në Belisjte.

Raporti për vlerësimin e dëmeve do të dorëzohen deri te Këshilli i komunës së Kavadarit. /Telegrafi/