Site icon Telegrafi

Katy Perry i kërkon ndjesë Taylor Swift-it

Këngëtarja Katy Perry duket se është gati të tërhiqet nga grindja e saj me kolegen Taylor Swift.

Në një deklaratë lidhur me këtë çështje, Perry tha: “Unë jam e gatshme ta lë. Unë e fal atë dhe më vjen keq për çdo gjë që kam bërë ndonjëherë, dhe shpresoj të njëjtën gjë prej saj. E dua më të mirën për të. Unë mendoj se ajo është një kompozitore fantastike, dhe ne mund të jemi përfaqësues të grave të forta. Ne mund ta bëjmë këtë”

Ndërkohë, grindja mes dy vajzave kishte shkuar aq larg sa që përmendeshin dhe cënoheshin gjëra nga jeta e tyre personale.

Lexo po ashtu Rivalet Swift-Perry, iniciativa të reja muzikore

Për javë më rresht, Katy ka folur për zënkën e saj me Swift, ndërkohë ishte shprehur madje edhe se Taylor u përpoq ta “vriste” karakterin e saj.

Por megjithatë, duket se ky raport i keq mes tyre është drejt fundit, me hapin e parë që ka bërë së fundmi Katy Perry. /Telegrafi/

Exit mobile version