Ylli i “Dawson’s Creek” konfirmoi me një sesion fotografik për revistën “People” se ajo dhe muzikanti, Bobby Wooten III, po shijojnë një lidhje dashurie.
Holmes, 43-vjeçare, dhe Wooten, 33-vjeçare, u panë duke u puthur me pasion të enjten në Central Park – kështu që marrëdhënia e tyre duhet të jetë tashmë serioze.
Ata po ecnin dorë për dore e në disa raste me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.
Revista raportoi se çifti përfundimisht u larguan nga parku për të vizituar Muzeun “Guggenheim”.
Wooten është një kompozitor i nominuar për “Grammy”, i cili mund të njihet më së miri si basisti në “American Utopia”.
Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe shefi i kuzhinës, Emilio Vitolo Jr., u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje.
Para ndarjes së tyre, Page Six raportoi se marrëdhënia kishte filluar të shkonte drejt fundit.
Para Vitolo, Holmes ishte në lidhje me Jamie Foxx për gjashtë vjet dhe e martuar me Tom Cruise nga 2006 deri në 2012.
Ajo ndan vajzën 16-vjeçare, Suri, me Cruise. /Telegrafi/