Nuk thuhet kot që mishi është kryefjala e çdo tavoline, e sidomos kur gatuhet me profesionalizëm, i jep një shije akoma edhe më të veçantë.
I tillë është rrugëtimi ynë i kësaj jave në restorantin Dubrovniku në qytetin e Tetovës.
Një vend që është destinacion i preferuar për këdo që dëshiron gatime mishi me shije të parezistueshme… e ku zgjedhja e çfarë të porositim nga menyja është më të vërtetë e vështirë.
Eroll Demiri, pronari i restorantit Dubrovniku përgaditi për ne jo 1, as 2 apo 3, por 4 specialitetet kryesore të këtij restoranti, që ishin si recetat më të kerkuara nga klientët.
E nisëm me Qofte Sharri – Një recetë e përgaditur nga copëza mishi të zgjedhura nga bifteku, me erëza dhe djath kaçkavall, që ka nje shije fantastike dhe shquhet si pjatë tradicionale e restorantit.
Pjata e dytë është Mish Viçi në furrë – Një recetë e trashëguar nga gjyshi i Erollit, njëherazi dhe themeluesi e gjithë këtij brendi të gastronomisë. Erolli sqaroi se për këtë recetë koha e gatimit shkon deri në 4 orë, teksa mishi duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe vetëm kriposet.
Pjata e tretë është Qebap Dubrovniku – Me një shije unike që nga viti 1991, prej kur dhe daton restoranti në qytetin e Tetovës. Të gatuara me mish të zgjedhur dhe disa erëza të veçanta, qebapët e Dubrovnikut ishin ndër porositë më të kërkuara në restorant.
Pjata e fundit, Ramstek viçi i gatuar me gjalpë dhe perime – Një recetë moderne, e përgatitur me mish të një cilësie të lartë, i marinuar dhe shoqëruar me perime.
Shije fantastike! Vend ideal për të gjithë maraklitë e kuzhinës, e sidomos të gatimeve të mishit. Ju pret restorant Dubrovniku – Tetovë. /Telegrafi/