Telegrafi

Katër transferime për “më pak se 200 milionë euro” për t’ia fituar Arsenalit, Ligën Premier

Eduardo Hagn, një nga tifozët më të njohur të Arsenalit, shkroi në Twitter për të ndarë planet e tij ambicioze të transferimit për klubin, duke i kërkuar trajnerit Mikel Arteta të nënshkruajë me katër lojtarë kryesorë për një shumë 200 milionë euro për të fituar Ligën Premier.

Lista e dëshirave të Hagn përfshin sulmuesin e Napolit Victor Osimhen, Joshua Kimmich të Bayern Munich, Nico Williams të Atletic Bilbao dhe Riccardo Calafiori të Bolognas.

Krahas fotove të katër lojtarëve, Hagn shkroi: “Më pak se 200 milionë euro… dhe Arsenali do të ishte favorit në Ligën Premier”.

Lexo po ashtu Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin

Ndërsa disa tifozë vlerësuan ambicien e Hagn, të tjerë ishin më skeptikë, duke përmendur kufizimet financiare të klubit dhe vështirësinë për të nënshkruar me lojtarë të tillë të profilit të lartë.

Realisht, Topçinjtë nuk mund të përballojnë të katër lojtarët në këtë dritare, përveçse ndodhin disa dalje të mëdha.

Por, çfarë mund të ofrojnë këta lojtarë për Arsenalin mund ta shikoni secilin më poshtë:

Joshua Kimmich

 

Nico Williams

Riccard Calafiori. /Telegrafi/