Site icon Telegrafi

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Ferizajn me Prishtinën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për Telegrafin ka deklaruar se aksidenti ndodhi rreth orës 21:50 dhe përfshiu dy automjete.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka njoftuar Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version