Site icon Telegrafi

Katër shenja që tregojnë se po hani shumë bukë

Edhe pse është një ushqim i domosdoshëm, duhet të jeni të arsyeshëm me bukën

Ndonëse e shijshme, buka mund të ndikojë negativisht në shëndetin e organizmit, nëse merret në sasi më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Nëse e teproni me këtë ushqim, ekziston mundësia që të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme:

Probleme me tretjen

Nëse jeni alergjik ndaj glutenit dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, shpesh mund të ndiheni të fryrë, dhe gjithashtu mund të keni kapsllëk, sepse zorrët janë të bllokuara.

Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është të bëni një sërë testesh për të parë nëse jeni alergjik ndaj glutenit.

Ndjenja e shpeshtë e urisë

Drithërat shumë të rafinuara, të cilat përdoren për të bërë bukë të bardhë dhe ushqime të tilla si gjevrekë, shkopinj dhe biskota, do të ndikojnë në trup duke ju detyruar të hani edhe më shumë ushqime të pasura me sheqerna.

Pasoja është shtimi i kilogramëve të tepërt, të cilat mund të shmangen lehtësisht nëse kaloni te produktet me drithëra të plota.

Një studim shkencor vërtetoi se produktet me drithëra të plota mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës së barkut, të marrë nga drithërat e rafinuara, sepse ato përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale.

 

Lëkura e prirë ndaj akneve

Ushqimet si makaronat, orizi i bardhë, petët, drithërat, si dhe çdo gjë e bërë nga mielli i bardhë mund të shkaktojnë probleme të lëkurës. Është vërtetuar se njerëzit që konsumojnë shumë karbohidrate të rafinuara kanë 30% më shumë rrezik për t’u prekur nga aknet.

Arsyeja për këtë është sheqeri me të cilin janë të pasura këto produkte, i cili rrit nivelin e insulinës dhe në përgjigje të kësaj rritjeje, hormonet androgjenike bëhen më aktive dhe shfaqen aknet.

Përgjumje pas një vakti

Kur konsumoni shumë bukë në dietën tuaj ditore, sasi të mëdha të insulinës lirohen në qarkullimin e gjakut dhe insulina ndihmon triptofanin, aminoacidin që janë përgjegjës për serotoninën dhe melatoninën të qëndrojnë në gjak më gjatë se sa do të dëshironit.

Serotonina dhe melatonina gjithashtu stimulojnë gjumin dhe ndihmojnë në rregullimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit, gjë që ju bën të ndiheni të përgjumur dhe gjithashtu të qetë pas një vakti plot me drithëra të rafinuara.

/Telegrafi/

Exit mobile version