Manchester United është i përgatitur të lëvizë për një sulmues të ri para fundit të afatit kalimtar të janarit.
Por, kjo varet nga largimet e mundshme të lojtarëve si, Alejandro Garnacho, Marcus Rashford ose Kobbie Mainoo para ditës së fundit, raporton Daily Mail.
Pas interesimit të tyre për mbrojtësin Patrick Dorgu, United tani po fokusohet në forcimin e opsioneve të tyre sulmuese.
Ndër emrat që po monitorohen janë Bryan Mbeumo i Brentford, Matheus Cunha i Wolves, Liam Delap i Ipswich Town dhe Jonathan David i Lille .
Skautët e klubeve i kanë ndjekur nga afër këta lojtarë, duke vlerësuar potencialin e tyre për të forcuar vijën e parë të United.
Andaj, Djajtë e Kuq e dinë se në këtë muaj duhet të finalizojnë transferimin e një sulmuesit, në mënyrë që t’i shmanget sezonit katastrofal. /Telegrafi/