Pavarësisht pasigurive që bota po përjeton, industria e modës vazhdon të ndryshojë me shpejtësi
Vjeshta është në prag dhe meqë vjen më shpejt nga ç’mendoni ju, krijoni një ide para se të shpenzoni para për blerjet e radhës.
Nuk është e thënë të harxhoni gjithë rrogën për t’u dukur e veshur luksoze, mjafton të zgjidhni vetëm ngjyrat e duhura.
1. E kuqja e ndezur
Një element i veshjes me këtë lloj të kuqeje dhe jeni gati ta përballoni vjeshtën me super stil.
2. E verdha
Fine, elegante dhe e ëmbël në të njëjtën kohë.
3. Bezha
Bezha, veçanërisht në veshje, është sinonim i pamjes luksoze. Nuk ka rëndësi nëse veshja juaj është markë apo e lirë, nëse është bezhë do të dukeni gjithnjë e veshur klas!
4. E kaltër e errët
Ka diçka shumë të sofistikuar tek kjo ngjyrë, prandaj pas shtatorit mos ju ndani më!
/Telegrafi/