Real Madridi është duke punuar në këto vitet e fundit që të transferojë më shumë talentë se sa lojtarë të dëshmuar.
Los Blancos duan ta ndërtojnë një skuadër më lojtarë të rinj, andaj po punojnë në afrimin e lojtarëve të talentuar që mund të kontribuojnë në klub për më shumë se dhjetë vite.
E që skuadra spanjolle po punon në lojtarë të rinj që kanë shumë talent, e tregon edhe raportimi nga Tuttosport, që bën me dije se madrilenët i kanë katër lojtarë në garë për çmimin Djaloshi i Artë.
Vinicius Junior, Andriy Lunin, Rodrygo dhe Brahim Diaz, janë në listën e 80-të lojtarëve për ta fituar çmimin më të madh për një lojtar të ri “Golden Boy”.
Kjo listë nga 80 lojtarë do të reduktohet në 20, për ta zgjedhur më pas lojtarin e ri më të talentuar në muajin tetor.
Në garë për këtë çmim janë edhe lojtarët si, Carevic dhe Riqui Puig (Barcelona), Chukwueze (Villarreal), Joao Félix dhe Neuén (Atlético de Madrid), Isak (Real Sociedad), Lainez (Betis) Kang-In Lee ( Valencia), Foden (Manchester City), De Ligt (Ajax), Zaniolo (Roma), Havertz (Leverkusen) dhe Donnarumma (Milan). /Telegrafi/